Grave Kosovare që ju takon pensioni Gjerman pas divorcit.
Ligji familjarë Gjerman ofron një ligj te vecantë i cili është i panjohur në vendet tjera. Ajo quhet “Versorgungsausgleich“
Cfarë do të thotë?
Rregullimet e të drejtave të pensioneve do të thotë që pas divorcit të drejtat e daljes në pensionin e fituar gjatë marteses e deri në fund janë të rregulluara nëpërmjet bashkëshorteve.
Për të ilustruar, këtu është një shembull i thjeshtë: martesa zhvillohet në vitin 1990 në Gjermani dhe divorci në 2010 poashtu në Gjermani: gjatë martesës vetëm bashkëshorti ishte në punë përderi sa bashkëshortja rriti tre fëmije por nuk ishte e punësuar.
Gjate këtyre 20 vjetëve vetëm bashkëshorti do të fitonte të drejtën e pensionit,përderi sa ligjbërësit Gjerman konsideruan si jo të drejtë përderi sa bashkëshortja doli me asgjë.
Prandaj,të drejtat e pensionit të bashkëshortit që u fituan deri atëhere ndahen ndërmjet të dy bashkëshorteve, pesëdhjetë-pesëdhjetë.
Në raste të divorcit kjo ndodh vetvëtiu dhe fondet e pensionit janë të obliguar të ofrojnë informacione në bazë të kërkesës së gjykatës.
E drejta për regullimin e pensionit është një institucion që është i panjohur në shumicën e sistemeve ligjore.
Jashtë Gjermanisë është e njohur në mënyra të ngjashme edhe në disa shtete të Amerikës, Kanadës. Zvicrres, Britanisë së madhe,Holandës dhe Irlandes.
Bëhet shumë interesante sepse,per shembull në qoftë se një cift nga Shqipëria kanë jetuar në Gjermani për dhjetë vite,pastaj kthehen në shtëpi dhe pas dhjetë viteve në Shqipëri apo në Kosovë divorcohen,
në bazë të ligjit Gjerman bashkëshortja akoma mund të kërkoje të drejtat për pension të rregulluar për dhjetë vitet e kalurara në Gjermani.
Në raste të divorceve të huaja,Berlin Schoneberg Gjykata e Qarkut ka kompetenca ekskluzive me kushtin e vetëm që në atë shtet ku ka ndodhur divorci nuk duhet të ekzistojë ndonjë rregullim i pensionit.
Kjo do te thotë që gratë Shqipëtare të divorcuara pasi që të arrijnë moshën e pensionit mund të marrin një shumë të konsiderueshme të parave.
Zyrja jonë mund të ju ndihmojë të zbatojë këtë të drejtë përpara gjykates Gjermane .
Të përmbledhim kushtet për këto raste
Një cift i martuar ka kaluar një kohë të konsiderueshme në Gjermani dhe ka paguar fondet e pensionit.
Ata divorcohen jashtë Gjermanisë në një shtet që nuk i di rregullat e të drejtave te pensionit.
Shpallja bëhet në Gjermani para gjykatës në Berlin-Schoneberg.
Për të bërë kërkesën në kemi nevojë për:
Të drejtën e Avokatit(Përfaqësues ligjor)
Dokumentet e martesës dhe divorcit,
si dhe informata se në cilin fond të pensionit bashkëshorti ka paguar.
Kontakt:
(shqip, serbisht, gjermanisht), tel: +377-44-609 347)
(gjermanisht, anglisht), tel: +386-49-609 347